Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Si në një filmat horror’/ Gripi i shpendëve godet Gjermaninë, mbi 400 mijë kafshë të asgjësuara, zogj të ngordhur bien nga qielli
Gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi alarmante në Gjermani, duke shkaktuar shkatërrimin e qindra mijëra kafshëve në ferma dhe shqetësim të madh në sektorin bujqësor. Sipas raportimeve të Deutsche Welle, mbi 400 mijë pula, pata, rosa dhe gjela deti janë therur dhe larguar këtë vjeshtë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mund të arrijë nivelet e krizës së viteve 2020/21, kur më shumë se dy milionë shpendë u vranë nga epidemia. Instituti federal për shëndetin e kafshëve Friedrich-Loeffler (FLI) ka ngritur alarmin, duke e klasifikuar rrezikun e infeksionit si “të lartë”. Sipas të dhënave, vetëm gjatë tetorit janë regjistruar 26 shpërthime në ferma, ndërsa numri i kafshëve të asgjësuara shkon deri në 93 mijë për një fermë të vetme. Fermerët kërkojnë që qeveria të ndërhyjë...