Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestohet në Durrës kolumbiani që dhunoi bashkëjetuesen suedeze
Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetas kolumbian, 42-vjeçar, i dyshuar për ushtrim dhune fizike ndaj bashkëjetueses së tij, një shtetase suedeze. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh ndërhynë në flagrancë dhe arrestuan 42-vjeçarin C. R., i cili banon aktualisht në Suedi. Sipas burimeve zyrtare, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij, J. R., duke e vënë në rrezik. Materialet e rasti janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.