Kryeministri polak paralajmëron për “luftë të përjetshme” në Ukrainë

Kryeministri polak paralajmëron për “luftë të përjetshme” në Ukrainë

Kryeministri polak Donald Tusk nuk pret një paqe të qëndrueshme në Ukrainë për sa kohë që presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet, tha ai për gazetën britanike “The Sunday Times”. Konflikti rrezikon të shndërrohet në një “luftë të përjetshme” nëse nuk ndodh diçka drastike në Rusi, tha ai në intervistën e botuar sot. “Tani pyetja kryesore është sa viktima do të shohim”, tha Tusk. “Nuk kam asnjë dyshim se Ukraina do të mbijetojë si shtet i pavarur”, u shpreh Tusk. Sipas kreut të qeverisë polake, Rusia po përballet me vështirësi të thella ekonomike, jo më pak edhe si rezultat i sanksioneve të reja amerikane kundër kompanive ruse të naftës. Megjithatë, rusët kanë një avantazh të madh ndaj Perëndimit dhe sidomos Evropës: “Ata janë të...