Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshjet e shiut që përmbytën Shkodra, reagon Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt drejt normalizimit
Strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit. Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë. Që nga mëngjesi i sotëm ekipet e AKMC dhe FA kanë ndjekur në terren situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht. Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse. Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz dhe në...