Reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ndërhyrje në disa bashki!

Reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ndërhyrje në disa bashki!

Teksa Bashkia e Vaut të Dejës është më e prekura në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e daljes së përroit Glina nga shtrati, Ministria e Mbrojtjes nga ana tjetër njofton se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, qarku më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë është Shkodra, ku ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë qenë në terren që prej mëngjesit. Në Bashkinë e Vaut të Dejës, situata po drejtohet drejt normalizimit, ndërsa niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa uji është tërhequr plotësisht. Për të...