Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Reshjet e shiut përfshijnë Qarkun e Lezhës, rrezik për përmbytje nga lumi Gjadër
Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe herë pas here të dendura, kryesisht në zonën e Zadrimës, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet kanë qenë më të lehta. Autoritetet vendore ndodhen në gatishmëri për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përkeqësimin e mundshëm të kushteve. Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile, në bashkitë Kurbin dhe Mirditë nuk janë evidentuar problematika deri në orët e mesditës. Ndërkohë, në bashkinë Lezhë, si pasojë e reshjeve të dendura, është raportuar rrezik daljeje nga shtrati i lumit Gjadër, i cili bashkohet me lumin Drin në fshatin me të njëjtin emër. Po ashtu, kanali i parë në fshatin Kodhel ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të disa sipërfaqeve të tokave bujqësore...