“Pas dështimit të Kurtit, Osmani thërret partitë për konsultime brenda afatit kushtetues”

“Pas dështimit të Kurtit, Osmani thërret partitë për konsultime brenda afatit kushtetues”

Albin Kurti nuk arriti të siguronte sot votat ennevojshme për krijimin e qeverisë së re. Sipas Kushtetutës së Kosovs, , procesi për formimin e qeverisë kalon tani tek presidentja Vjosa Osmani, e cila, sipas kabinetit të saj, do të ftojë partitë politike për konsultime brenda afatit kushtetues. “Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese,” deklaroi për RTK-në këshilltari i saj për media, Bekim Kupina. Në seancën e sotme, propozimi për kabinetin “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan, duke e bërë të pamundur formimin e qeverisë së re.