HABIA/ Kandidati i pavarur në Vlorë me dy emra dhe pa arsim të lartë, nënshkrimi i çuditshëm në KQZ: Studime aktive/ online

Dionis (Erjon) Sota

VLORE- Në dokumentet zyrtare të dorëzuara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kandidati i pavarur, Erjon (Dionis Sota), i mbështetur nga opozita dhe Partia Demokratike, ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është “arsim i mesëm”.
Në të njëjtin formular, në rubrikën për arsimin e lartë, ai ka shënuar: “studim aktiv on-line/libra”, pa përmendur asnjë institucion arsimor apo program konkret studimi, raporton Gazeta Tema. 
Kjo do të thotë se kandidati i mbështetur nga opozita për drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme të vendit nuk ka një arsim të lartë të përfunduar, dhe aktualisht ndodhet “në studim aktiv”, sipas vetëdeklarimit të tij. Ky fakt bie në kontrast me profilin profesional që pritet nga drejtuesit e institucioneve vendore dhe me standardet që kërkon ligji për administratën publike.

Formulari i dorëzuar në KQZ

Por ajo që tërheq vëmendjen edhe më shumë është ndryshimi i emrit të kandidatit. Në formularin e vetëdeklarimit për integritetin, të datës 18 tetor 2025, Dionis Anesti Sota ka shënuar se më herët ka mbajtur një tjetër emër: Erjon Sota. Sipas të dhënave të plotësuara, të dyja emrat lidhen me të njëjtin person, i lindur më 19 shkurt 1980 në Vlorë, me prindërit Anesti dhe Vasilika Sota.

Kjo nënkupton se kandidati ka ndryshuar zyrtarisht emrin nga Erjon në Dionis, por pa bërë publike arsyet e këtij ndryshimi. Ligjërisht, ky fakt nuk përbën pengesë për kandidim, por përbën një element që kërkon transparencë ndaj publikut, sidomos kur bëhet fjalë për persona që synojnë poste të zgjedhura./ZËRI

640 0 1761482401xsota 1 583

640 0 1761482428xsota 524