E hënë e ‘nxehtë’ në Kuvend, pritet raportim maratonë i ‘Drejtësisë’/ Berisha përballë Dumanit që prej dosjes ‘Partizani’

E hënë e ‘nxehtë’ në Kuvend, pritet raportim maratonë i ‘Drejtësisë’/ Berisha përballë Dumanit që prej dosjes ‘Partizani’

Altin Dumani dhe Sali Berisha TIRANE- Seanca e ditës së nesërme në Kuvend, pritet të jetë një seancë maratonë dhe nga më të gjatat e sesionit që ka nisur prej 1 muaji. Ligjvënësit do të dëgjojnë raportimet e pesë institucioneve kryesore të drejtësisë: Prokurorit të Përgjithshëm, SPAK-ut, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Sipas rendit të ditës, secilit institucion i janë rezervuar nga 150 minuta debat, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë përballja e parë publike mes Sali Berishës dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, pas nisjes së hetimeve për ish-kryeministrin dhe vendosjes së tij në “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”. Kjo seancë pritet të jetë një test i rëndësishëm për tonet...