Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Celibashi konfirmon kandidaturat për zgjedhjet e pjesshme vendore për Vlorën dhe Beratin më 9 nëntor, refuzohet kandidimi i ish-këshilltarit të PD
Në seancën e kësaj të diele të KQZ-së, janë miratuar kandidimet për Bashkitë Vlorë dhe Berat. Sipas asaj që ka shpërndarë kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, janë kofirmuar dy kandidaturat e PS-së, Brunilda Mersini (Vlorë) dhe Ervin Ceca (Berat), dhe dy nga zgjedhësit, Dionis Sota (Vlorë) dhe Pavlo Shkarpa (Berat). Ndërkohë, kërkesa e ish-këshilltarit të PD, Gjergji Nika, si kandidat i pavarur në Vlorë, është refuzuar. Njoftimi i Celibashit: Në seancën e sotme publike vendosëm regjistrimin si kandidatë për kryetar të bashkie, për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025: Bashkia Vlorë, zj. Brunilda Mersini, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” Bashkia Vlorë, z. Dionis Sota, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit; Bashkia Berat, z. Ervin Ceca, kandidat i propozuar nga...