Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: Uji arriti mbi 2 metra ujë dhe më shkaktoi 50 mln lekë dëm
Banori i Vaut të Dejës, Gjon Dodani ka rrëfyer në një prononcim për mediat sesi iu përmbyt gjithçka për gjysmë ore. Ai thotë se bagëtitë, kosheret e bletëve e një hotel iu shkatërrua si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të përroit të Glinës. Sipas tij dëmi i shkaktuar i kalon 50 milionë lekë, ndërsa i bën apel shtetit për ndihmë. “Çfarë kam pas mbas shpirti mi ka marrë të gjitha; me thi e me bagëti të tëra, bërsitë. Kam pas 50 koshere bletë. E pabesueshme, një hotel ma ka prish. Çfarë kam pas në magazinë të tëra i ka marrë me vete ka mbi 2 metra ujë. Për gjysmë ore ka ndodhur kjo punë. Mbi 50 milionë lekë dëme....