Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar në mbledhjen e sotme verifikimin e të gjithë kandidatëve që ishin regjistruar për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit që do të mbahen në 5 Bashki të vendit. I vetmi i cili nuk është regjistruar ka qenë Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë, i cili kërkonte të garonte si kandidat i pavarur. KQZ thotë se nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë. Ndërkohë, më pas është hedhur edhe shorti për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit dhe më pas është miratuar. Bashkia e Cërrikut dhe ajo e Matit do të...