Makina bie nga ura në Itali, babai zjarrfikës gjen të birin të pajetë

Makina bie nga ura në Itali, babai zjarrfikës gjen të birin të pajetë

Një makinë ka rënë nga një urë mbrëmë në Gallura: në bord ishin pesë të rinj. Një djalë 25-vjeçar vdiq. Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës Baldu-L’Agnata, në fshatrat në periferi të Tempio Pausania. Viktima quhej Omar Masia, nga Calangianus, dhe ishte djali i Massimiliano Masia-s, një zjarrfikës në shërbim pranë stacionit lokal, i cili ndërhyri për të dhënë ndihmën e parë. Djali po kthehej nga një festë në një agroturizëm bashkë me katër miqtë e tij. Makina, një BMë, doli nga rruga rreth orës 4 dhe përfundoi përmbys në një humnerë. I riu që ishte në timon arriti të dilte nga makina dhe vrapoi në këmbë drejt një shtëpie aty pranë për të kërkuar ndihmë, sepse në zonë nuk kishte sinjal telefoni. Tre prej tyre mbetën të bllokuar...