EMRAT/ Konfirmohen kandidaturat për zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ lë jashtë gare Gjergji Nikën

EMRAT/ Konfirmohen kandidaturat për zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ lë jashtë gare Gjergji Nikën

gjergji nika-kryekomisioneri ilirjan celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot kandidimet për 5 bashkitw e vendit, për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025. KQZ nuk ka pranuar regjistrimin si kandidat tw Gjergji Nika për Bashkinë e Vlorës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën. “Është e qartë që interpretimi nuk mund të jetë literal por edhe llogjik. Këtu kemi edhe aspekt proceduriale por edhe materiale të rregullimit të kësaj cështje. Aspektet proceduriale janë ato që kanë të bëjnë me mënyren sesi shkohen në një regjistrim të një kandidati dhe materialet me kushtet që kërkohen. Aspekti proceduriale është i qartë plotësisht, ti duhet të ndjekësh një procedurë të caktuar që shkosh tek procesi...