Florjan Binaj-edi rama
TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi opozitën, duke e quajtur “kënetë të dëshpëruar” që zgjedh një aktor humori për kandidat. Rama e quajti Binaj “një aktor gjoja i pavarur”, i cili sipas tij është futur në rol. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Binaj e cilëson kryeministrit si aktorin më të madh në Shqipëri.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjiator”, shkruan Binaj.
Në podcastin e sotëm të “Flasim”, kryeministri Edi Rama kometoi për herë të parë kandidaturën e Binajt, ndërsa nuk i kurseu thumbimet as për aktorit e as për opozitën.
“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim. Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.
