Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë përmbytjet në Shkodër dhe Vaun e Dejës, të paktën 100 banesa me prezencë uji
Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës përmbytën një pjesë të fshatrave të Nën-Shkodrës dhe të bashkisë Vau Dejës. Situata më alarmante ka qenë në këtë të fundit, ku rreth 100 shtëpi u zhytën në ujë, ndërkohë që lumi Glinë doli nga shtrati. Kryebashkiaku i Vau Dejësit, Kristjan Shkreli, pasi pa nga afër situatën në terren, pranoi se gjendja mbetet e vështirë, ndërsa konfirmoi se janë të paktën 100 banesa me prezencë uji. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Ashtë, Kosmaç dhe Barbullush janë pa energji elektrike. Situata problematike paraqitet edhe në bashkinë Shkodër, në njësitë Gur i Zi dhe Berdicë, ku uji edhe atje ka depërtuar në banesa. Uji doli edhe...