Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Këneta zgjodhi një humorist për Tiranën”/ Florjan Binaj i përgjigjet Ramës: Aktori më i madh i Shqipërisë je ti, prestigjator
Në podkastin ‘Flasim’, Edi Rama u ndal te kandidatura e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita. Kryeministri u shpreh se opozita ka zgjedhur një aktor humori për Tiranën, që dikur me imitimet për Ramën, “shkrinte gazi Kongresin e PS”. Menjëherë ka ardhur reagimi i Binajt, i cili e quan Ramën si aktorin më të madh të Shqipërisë dhe një prestigjator. “Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkruan Binaj. Top Channel