Instituti Demokratik i Kosovës: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më optimale

Instituti Demokratik i Kosovës: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më optimale

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është shprehur i zhgënjyer nga dështimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të formuar Qeverinë e re, duke thënë se ky është një “zhvillim zhgënjyes pas kësaj krize të zvarritur institucionale”. “Ky rezultat është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së dialogut politik dhe e dështimit për të arritur marrëveshje që do të mundësonin funksionimin normal të institucioneve të vendit”, thuhet në reagimin e KDI-së të publikuar në rrjetin social Facebook. Si pasojë e “bllokadës dhe polarizimit të thellë politik”, KDI-ja thotë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të ishin zgjidhja më e mirë. “Në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t’i dhënë fund kësaj krize dhe për t’i...