Reshjet e Shiut/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

pamje nga policia

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit, kanë shkaktuar prezencën e ujit dhe rënie inertesh në rrugë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të zbatojnë udhëzimet. Në njoftim bëhet me dije se strukturat e Policisë Rrugore ndodhen në terren për të parandaluar ngjarjet rrugore, ndërkohë që po punohet edhe për pastrimin në kohë të segmenteve ku ka pasur rënie inertesh.  
Njoftimi:
Apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës! Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë.