Rama: “S’ka pushim!”. Janë regjistruar 14,471 denoncime, nga të cilat 10,709 janë zgjidhur, 3,762 të tjera janë në proces verifikimi

Rama: “S’ka pushim!”. Janë regjistruar 14,471 denoncime, nga të cilat 10,709 janë zgjidhur, 3,762 të tjera janë në proces verifikimi

Në të gjithë territorin e vendit vijon me intensitet puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, si pjesë e vizionit transformues të qeverisë shqiptare, të përfshirë në programin “Rilindja Urbane 2.0”.Kjo nismë e re nuk është një aksion i përkohshëm apo një fushatë sezonale, por një ndërhyrje e qëndrueshme dhe sistematike në terren, me qëllim rivendosjen e rendit urban, rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në çdo qytet dhe fshat të vendit. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë po vijon me shembjen e mureve dhe strukturave të betonit në territor, të cilat cenojnë hapësirën publike. Në kuadër të kësaj fushate, po kryhen ndërhyrje të thella...