Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Arrestohet në Durrës një 42-vjeçar kolumbian, dhunoi bashkëjetuesen suedeze
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas kolumbian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë 42-vjeçarin C. R., banues në Suedi. Sipas burimeve zyrtare, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases suedeze J. R. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. Top Channel