Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Balluku nesër në SPAK, Çela: Mund të shmangë përballjen me drejtësinë përmes manovrave politike
I ftuar në intervistën e ditës, Genti Çela, Kryetar i PD Pogradec, foli mbi situatën e fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila nesër pritet të paraqitet para SPAK për të dëshmuar lidhur me akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi të. Çela theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, por ai shprehu dyshimet se Balluku mund të mos paraqitet për shkak të manovrave politike që janë bërë për ta vonuar këtë proces. Sipas Çelës, është e mundur që Balluku të justifikohet me një arsye të ligjshme për të mos u paraqitur nesër, duke përmendur mundësinë e një kërkese për shtyrje apo justifikime të tjera të mundshme për të fituar kohë. Ai shtoi se kjo mund të jetë një taktikë për...