Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kurti dështon të marrë votat për formimin e Qeverisë, Krasniqi: Të shkojmë direkt në zgjedhje të parakohshme
Memli Krasniqi KOSOVË- Pas dështimit të formimit të qeverisë "Kurti 3" në seancën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se nuk do të tentojnë për shumicë të re. Krasniqi tha se Kurti nuk ka shumicë, por as partitë e tjera. Kështu sipas tij, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Sot u them përsëri dhe kam deklaruar nëse na fton presidentja nesër do na thotë a keni shumicë, jo do i them dhe s’do tentojmë të bëjmë shumicë të re. Kurti s’ka shumicë, por edhe ne partitë e tjera nuk jemi shumicë që duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sa më parë. Pas zgjedhjeve të ardhme unë pres që do jetë rezultat tjetër, sidomos pas suksesit në...