Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari (EMRI)

Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari (EMRI)

arrestimi TEPELENË- Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë, është arrestuar në Tepelenë. Nelson Shehu akuzohet për kultivim lëndësh narkotike në Kosovë. Në shkurt të këtij viti, Gykata Themelore e Gjakovës i ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".  Njoftimi: Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”. Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit...