Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dy automjete përplasen në Rrugën e Arbrit, gjashtë të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës, ku janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes raportohet për 6 persona të plagosur. Dy prej të plagosurve janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Peshkopisë. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes. Banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që në këtë segment të rrugës ndodhin aksidente, disa prej të cilave edhe me pasoja në jetë njerëzish