Marinzë/ Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e dy grevistëve

Marinzë/ Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e dy grevistëve

Në ditën e 12-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi, është përkeqësuar. Pak minuta më parë, ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës, ku janë kryer kontrollet përkatëse. Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar. Edhe pse shëndeti i tyre është cënuar, grevistët shprehen të palëkundur në kauzën që mbrojnë. Cilat janë kërkesat e naftëtarëve? Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë...