Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Përvojë e dhimbshme’/ Ministrja gjermane u detyrua të futet në strehim gjatë sulmit rus në Kiev
Katherina Reiche, Ministres gjermane për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, iu desh të strehohej gjatë sulmeve ruse në Kiev natën e 24-25 tetorit. Reiche tha se ishte një "përvojë e dhimbshme" për të, duke shtuar se sulmet ruse në shkallë të gjerë janë bërë një pjesë e trishtueshme e jetës së përditshme për ukrainasit. "Kjo natë më tregoi edhe një herë qartë se sulmet ruse ndaj popullsisë ukrainase synojnë ta dobësojnë atë", tha ministrja, transmeton Telegrafi.Reiche mbërriti në Kiev më 24 tetor me një delegacion ekonomik për një vizitë që do të zgjasë disa ditë. Ajo tha se sulmet ndaj furnizimeve me energji elektrike dhe ngrohje pak para dimrit, përbëjnë një rrezik. Ministrja premtoi mbështetje për Ukrainën në restaurimin e infrastrukturës së dëmtuar të energjisë, dhe...