Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident tragjik/ 19-vjeçari përplas për vdekje me automjet një grua në Kavajë
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Kavajë, me pasojë vdekjen e një gruaje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem.. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka përplasur këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.