Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshjet e dendura të shiut në vend, përmbytje të përkohshme në Vaun e Dejës
Reshjet e dendura të shiut me intensitet shumë të lartë, që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit territorin e bashkisë Vau i Dejës, kanë sjellë probleme të përkohshme në disa zona. Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së përrenjve, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore për disa minuta, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore. Burime nga bashkia bëjnë me dije se me pushimin e reshjeve, niveli i ujit ka nisur të tërhiqet gradualisht, ndërsa situata mbetet nën monitorim nga strukturat vendore të emergjencave civile. Top Channel