Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Java e ngjeshur e Trump në Azi, rreziqet, sfidat dhe fitoret, ja çfarë duhet të dini
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur sot në Malajzi për një javë të ngjeshur takimesh me liderët aziatikë, përfshirë vizitën në Japoni dhe Korenë e Jugut, vizita e tij e parë në rajon që nga rikthimi në detyrë në janar. Në mbërritje në kryeqytetin Kuala Lumpur, prioriteti i parë i Trump ishte mbikëqyrja e nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje midis liderëve të Kamboxhias dhe Tajlandës, duke u bazuar mbi një armëpushim të nënshkruar disa muaj më parë pas një përplasje të përgjakshme. Bastet janë veçanërisht të larta për takimin e tij me liderin kinez Xi Jinping javën e ardhshme. Në krye të axhendës do të jetë tregtia – një fushë ku tensionet midis dy ekonomive më të mëdha të botës janë rritur përsëri. Bisedimet mes Sekretarit...