Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim”: Risi absolute kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën

Rama në sezonin e 5-të podkastit “Flasim”: Risi absolute kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, Ogerta Manastirliut dhe Brunilda Mezinit. Në sezonin e 5-të podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se “Tirana e Vlora janë dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt”. “Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës,...