Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Gramoz Sako, përmes kompanisë “2 T”, të regjistruar në emër të të vëllait Artan Sako, ka përfituar 1.8 milionë euro tendera nga Bashkia e Tepelenës, ku ai kandidon nën siglën e PS-së për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit. Bëhet fjalë për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan, ku sipas demokratëve, sërish banorët kanë denoncuar mosfunksionomin e ujësjellësave dhe mungesën e ujit. Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë nga selia blu tha se në total, kompania “2 T” e vëllait të Gramoz Sakos ka përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike. “Këto fakte janë prova të qarta të abuzimit me fondet publike dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të SPAK-ut...