Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Kënetë e dëshpëruar!“ Rama për Binajn: Ka nxjerrë kandidat një aktor humori, na shkriu gazit në kongres
Duket se kandidatura e pavarur e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës ka vënë në vështirë Edi Ramën, i cili edhe pse shpesh herë deklaron se nuk merret me opozitën, sot e ka sulmuar publikisht në podkastin e tij. Madje edhe pse është vetë artist, Rama e ka sulmuar Florjan Binajn për faktin se është aktor, pasi sipas tij, “ka marrë role, pasi aktorët këtë punë kanë”. Madje Rama i përmendi dhe pjesëmarrjen e Binajt në një kongres të PS-së të para shumë viteve. Duke mos pasur akuza apo dosje në SPAK si kandidatura e tij, Ogerta Manastirliu, Rama nuk ka se ku të kapet ndryshe me Florjan Binajn, përveç profesionit të tij. “Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor...