Po transportonte 16 kg lëndë narkotike drejt Greqisë, arrestohet në Korçë 46-vjeçari, në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij

Po transportonte 16 kg lëndë narkotike drejt Greqisë, arrestohet në Korçë 46-vjeçari, në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij

Operacioni i koduar “Cross Border” i realizuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, ka finalizuar pas një hetimi disa javor. Veprimet u fokusuan në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke çuar në arrestimin e një 46-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të një bashkëpunëtori. Gjatë operacionit, policia ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi Julian Belortaja, 46 vjeç, në fshatin Vishocicë, Devoll. Pas kontrollit, u gjet një çantë sportive që përmbante 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kilogramë, lëndë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike dyshohet të ishte e destinuar për t’u trafikuar drejt Greqisë. 46-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi Danjel Mete,...