Aksident në Çërravë të Pogradecit, makina përplas motorin me targa të huaja, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motori me targa të huaja.

Mësohet se një mjet është përplasur me një motor, me targa të huaja ku ka mbetur i plagosur drejtuesi.
Nuk dihen ende rrethanat, pritet që në vendngjarje të mbërrije ambulanca dhe policia.

Top Channel