Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Izraeli godet në Gaza, dronët dhe tanket rrisin tensionet
Forcat izraelite kryen dje, 25 tetor, një “goditje të synuar” ndaj një individi në Gazën Qendrore, i cili sipas ushtrisë izraelite po planifikonte një sulm ndaj trupave të tyre. Siç raporton Reuters, një dron goditi një makinë, ndërsa katër palestinezë mbetën të plagosur. Goditja ka prekur një anëtar të grupit militant Jihad Islamik, ndërsa grupi palestinez Hamas ende nuk ka reaguar lidhur me këtë. Një incident tjetër raportohet në kampin Nuseirat në Gazën Qendrore këtë të dielë, 26 tetor, me një viktimë dhe disa të plagosur, larg zonave të pushtuara nga forcat izraelite. Po ashtu, dëshmitarët thonë për mediat e huaja se tanket izraelite kanë sulmuar zona lindore të qytetit të Gazës. Mediat izraelite raportojnë gjithashtu se, në një ndryshim të politikës së mëparshme që ndalonte...