Aksident i rëndë në Çërravë të Pogradecit, plagoset një çift turistësh të huaj

Aksident i rëndë në Çërravë të Pogradecit, plagoset një çift turistësh të huaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çërravë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur një çift turistësh të huaj, të cilët ndodheshin në motor. Fatmirësisht, mësohet se ata nuk kanë pësuar dëmtime të rënda. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku këta të fundit po transportojnë të aksidentuarit drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Në përditësim...