Kuvendi i Kosovës
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë të, për formimin e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë Albin Kurti do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Për të siguruar krijimin e kabinetit të ri qeveritar, Kurtit i nevojiten të paktën 61 vota.
Aktualisht, ai kontrollon 48 deputetë të Vetëvendosjes, të siguruar nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, nëse Kurti nuk merr votat e nevojshme do të bëhet mandatari i parë që do të dështonte për krijimin e qeverisë së re.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë më 11 tetor dhe ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendit përbërjen e re qeveritare dhe të kërkojë mbështetje për të.
Në rast se Kurti si kryeministër dhe i mandatuar për qeverinë e re nuk i mbledh dot 61 vota, presidentja Osmani ka detyrë që brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë.
Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh.
