Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E kishte mbushur bagazhin plot me kanabis për ta transportuar në Greqi, arrestohet 46-vjeçari në Korçë (EMRI)
pamje nga operacioni policor KORÇË- Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi u kap me 16 kg kanabis në automjetin, me të cilin po udhëtonte. Sipas bluve, dyshohet se 46-vjeçari Julian Belortaja, po transportonte lëndën narkotike drejt Greqisë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një 37-vjeçar, i cili është bashkëpunëtori i 46-vjeçarit të arrestuar. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazj u gjet një çantë sportive, brenda së cilës ishin 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Krahas automjetit dhe lëndës narkotike, u sekuestrua edhe 1 celular. Njoftimi: Finalizohet, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, operacioni i koduar “Cross Border”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua...