Trump: Nuk do ta takoj Putinin nëse nuk është gati për marrëveshje

Trump: Nuk do ta takoj Putinin nëse nuk është gati për marrëveshje

Bota E Diel, 26 Tetor 2025 10:00Presidenti amerikan, Donald Trump. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të humbasë kohë që ta takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nëse lideri i Kremlinit nuk është gati të bëjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Duhet ta dini se do ta arrijmë një marrëveshje. Nuk do të humb kohë kot”, u ka thënë Trump gazetarëve më 25 tetor sa ka qenë duke udhëtuar për në Majalzi, ku e ka nisur turneun e tij aziatik. “Kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mrekullueshme me Vladimir Putinin, mirëpo kjo ka qenë tepër zhgënjyese. Kam menduar se kjo luftë do të përfundonte para se të arrihej paqja në Lindje të Mesme”, ka shtuar ai. Trump ka biseduar me...