Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama: Shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026
Në sezonin e 5-të podkastit “Flasim” në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se kur koncesioni i kahershëm i kartave të identitetit përfundoi, shteti mori përsipër një sfidë shumë të madhe jo një tjetër koncesion, por krijimin e një kompanie shtetërore për të krijuar kartat më të lira dhe më të mira se të mëparshme. “U krijua kompania “Identitek” që e përballoi këtë sfidë plotësisht dhe ndërkohë është angazhuar për sfidën re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional dhe shumë komod drejtpërdrejt nga telefoni”, nënvizoi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se “edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027 të jetë...