Imazhi që preku botën/ Si u shpëtuan 48 fëmijë nga sulmi rus në një çerdhe në Kharkiv

Imazhi që preku botën/ Si u shpëtuan 48 fëmijë nga sulmi rus në një çerdhe në Kharkiv

Një imazh tronditës nga qyteti lindor i Kharkivit është bërë simbol i rezistencës dhe humanizmit në Ukrainë, pasi Gjeneral Major Oleksandr Volobuev, nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, u fotografua duke mbajtur në duar një xhup të mbështjellë me kujdes, nga e cila shiheshin dy këpucë të vogla rozë një vajzë e shpëtuar nga rrënojat e një çerdheje të goditur nga një dron rus Shahed. Në imazhin që është bërë viral në rrjetet sociale, Volobuev ecën mes tymit dhe mbetjeve të shkrumbuara, me trupin e përkulur sikur të përpiqej të mbronte fëmijën nga ajri i helmuar që ende qarkullonte. “Morëm telefonatën se kishte pasur një sulm ndaj kopshtit,” tha Volobuev për mediat lokale. “E dinim që aty kishte fëmijë, ndaj u nisëm menjëherë, të kapluar nga...