VIDEO/ Kosovë – Dy arinj futen në një depo ushqimore në Dragash, pronari i filmon

VIDEO/ Kosovë – Dy arinj futen në një depo ushqimore në Dragash, pronari i filmon

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në komunën e Dragashit, ku dy arinj janë parë duke hyrë në një depo ushqimore. Sipas pronarit të depos, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur ai kishte dëgjuar zhurma të çuditshme që vinin nga ambientet e jashtme. Pasi doli për të parë çfarë po ndodhte, ai vërejti dy arinj të mëdhenj, të cilët kishin arritur të futeshin brenda hapësirës ku mbaheshin produktet ushqimore. Pronari ka arritur t’i xhirojë arinjtë teksa lëviznin nëpër depo dhe më pas dilnin jashtë saj.