arrestimi
TEPELENË- Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë, është arrestuar në Tepelenë. Nelson Shehu akuzohet për kultivim lëndësh narkotike në Kosovë. Në shkurt të këtij viti, Gykata Themelore e Gjakovës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Njoftimi:
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.
Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:
N. Sh., 44 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.
