I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë (Emri)

I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë (Emri)

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim nga drejtësia e Kosovës. Në kuadër të operacionit “Operacionalja 70” është vënë në pranga shtetasi Nelson Shehu, 44 vjeç, i cili është kapur në Tepelenë, teksa akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Njoftimi i policisë: Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”. Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar...