Ora dimërore, nga sot akrepat u kthyen 60 minuta mbrapa

Ora dimërore, nga sot akrepat u kthyen 60 minuta mbrapa

Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore bëhet të dielën e fundit të tetorit. Duke nisur nga dita e sotme, data më 26 tetor, në të gjithë Europën ka filluar të funksionojë ora dimërore. Konkretisht, në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës u kthyen një orë prapa, pra në orën 02:00. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Telefonat smart e reflektojnë vetë ndryshimin e orës, ndaj kujdes duhet të tregohet me orët mekanike në mënyrë...