Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përmbytjet në Spanjë i morën jetën 229 personave, qytetarët në protestë: Alarmet njoftuan me shumë vonesë, fajtor…
Spanjollët e revoltuar kanë organizuar një protestë për të denoncuar mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia. Më shumë se 50 mijë persona dolën në rrugët e qytetit lindor të Spanjës dhe i bënë thirrje udhëheqësit rajonal, Carlos Mazon, të japë dorëheqjen pasi nuk mori masat e duhura për pasojat e përmbytjes. “Njerëzit janë ende shumë të zemëruar, pse nuk u evakuuan njerëzit? Është e pakuptueshme”, tha Rosa Cerros, një nëpunëse publike 42-vjeçare, pjesë e protestës. Administrata e Carlos Mazon është kritikuar ashpër, pasi akuzohet se nuk i dërgoi në kohë alarmet paralajmëruese për përmbytjet. Qytetarët deklaruan se në kohën kur morën alarmin, uji me baltë kishte rrethuar makinat dhe shtëpitë e tyre. “Mazón nuk ishte aty ku duhej të ishte atë ditë,...