Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tentativa e arratisjes së dy të burgosurve/ Tre policë të dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, dosja zbulon shkeljet e punonjësve të “Burgut 313”
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për arratisjen e dy të burgosurve nga 313 në vitin 2021, duke dërguar në gjyq tre policët e pandehur. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet e gjithë kronologjia e ngjarjes, si të burgosurit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, tentuan të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf nga pjesa e ajrimit. Prokuroria tashmë kërkon gjykim për policët Oldian Myzyri, Bashkim Muça dhe Redion Maloku, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. “Nga hetimet e kryera rezulton se ata për kryrjen e tentativës për tu arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojës të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë që kanë qenë me shërbim...