Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ 8-vjeçari bllokohet nën tramvaj në Strasburg, shpëtohet pa lëndime serioze
Një djalë 8-vjeçar u gjet i bllokuar nën një tramvaj në lagjen Neuhof të Strasburgut të enjten pasdite, por u shpëtua pa lëndime serioze falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve. Konkretisht, incidenti ndodhi të enjten pasdite (23/10), kur fëmija 8-vjeçar, i cili po ngiste biçikletë me një shok që ishte në skateboard, ra mbi shinat e linjës C të tramvajit. Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të shoferit të tramvajit, fëmija mbeti i bllokuar nën automjet. Një video në rrjetet sociale tregon një kalimtar që përpiqet të ndihmojë të miturin që ndodhej poshtë trenit. Kompania e Transportit të Strasburgut konfirmoi se fëmija nuk pësoi lëndime serioze, sipas BFMTV. Shikoni videon: “Nuk na u desh ta ngrinim tramvajin. Për fat të mirë, kishte një boshllëk që lejoi që...