Droga e gjetur në shtëpinë e 52- vjeçarit shqiptar
ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar së bashku me një 22-vjeçar rumun, pas gjetjes së 15 kilogramëve hashash në banesën e tij në zonën e Villaggio Gescal të San Giusto, në Italinë veriore.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrolleve u gjetën 18 pako hashashi brenda dy kutive të këpucëve të ruajtura në dollap. Ndërsa 20 pako të tjera, disa me imazhin e futbollistit Ronaldo, u gjetën në dhomën e gjumit, dhe një dozë hashashi ishte vendosur në një vazo në kuzhinë.
Sipas prokurorit, shqiptari i ndaluar më parë për në trafik droge ishte nën masën e lirisë me kusht duket se rifilloi aktivitetin e tij kriminal gjatë ditës. Pas ndjekjes së tij, policia gjeti dy të arrestuarit e kapur dy ditë më parë në shtëpinë ku ishte fshehur droga. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha detajet e aktivitetit kriminal./ZËRI
